Trajtimi i flokëve në mënyrë natyrale është gjëja më e mirë që mund të bëni për lëkurën e kokës dhe për flokë të shëndetshëm dhe të fortë.
Përdorimi i maskave të ndryshme që gjenden në dyqane, përveç që janë të shtrenjta, shpeshherë mund t’ ju bëjnë më shumë dëm se sa dobi sepse ato përmbajnë shumë kemikale, të cilat sjellin efekte negative, shkruan Express.
Në vazhdim jua sjellim një maskë natyrale për flokët tuaj që sjell rezultate të shkëlqyera dhe mund ta përgatisni në kushtet e shtëpisë.
Maska me vezë dhe jogurt – Të pasuruara me shumë vlera ushqyese dhe vitamina të tilla si A, B, B12 dhe D dhe shumë vitamina tjera, të cilat ndihmojnë në forcimin e flokut dhe në mos lejimin e dëmtimit të tyre.
Përbërësit:
1 apo 2 vezë
1 filxhan të vogël kos
1 lugë të vogël limon
1 lugë të mesme vaj ulliri
Bëni përzierjen e këtyre produkteve. Vendoseni këtë maskë prej rrënjës deri tek maja dhe lëreni të qëndroj për 20 minuta pastaj lani flokët dhe do t’i shihni rezultatet. /Gazeta Shneta/