Terry Edge, ish-zyrtar në Departamentin për Biznes, Energji dhe Strategji Industriale vitin e kaluar kishte propozuar që të kufizohet përdorimi i të gjitha materialeve me përmbajtje toksike, me qëllim të uljes të shkallës së kancerit.
Kanceri i tiroideve deri në vitin e kaluar, ka shënuar një rritje prej 74 përqind, që është një shifër shumë e frikshme, transmeton Gazeta Shneta.
Pas analizave të gjakut tek pacientët e sëmurë me kancer, ishte vërejtur se kishin një ekspozim të madh ndaj materialeve rezistenteve ndaj zjarrit.
Këto materiale ishin ndaluar të përdoreshin qysh në vitin 2004, por kishin vazhduar të përdoren, e me përdorimin e tyre ishte rritur edhe numri i rasteve me kancer tek personat e ekspozuar ndaj këtyre materialeve.
Materialet rezistente ndaj zjarrit janë të lidhura me problemet e të mësuarit, nivel të ulët të lëvizshmërisë së spermës dhe vështirësive në shtatzëni.
Ndërsa tani së fundmi, është diskutuar përsëri në lidhje me ndalimin e përdorimit të këtyre materialeve. /Gazeta Shneta/