Një rast i rrallë ka ndodhur në një nga klinikat më të njohura gjinekologjike në Prishtinë.
Mëmësia e huazuar ka filluar të shfaqet si fenomen edhe në Kosovë. Një femër kosovare ka vendosur që të mbetet shtatzënë për motrën e saj.
Kësaj të fundit gjatë një operacioni i është dashur t’i hiqet mitra, çka ia pamundëson asaj mbetjen shtatzënë gjithë jetën.
Por, shpresën asaj ia riktheu hiq më pak se motra e saj. Kjo e fundit ka vendosur të shikojë mundësitë për të mbetur shtatzënë për motrën. Ngjarjen e tregon doktoresha e cila ia riktheu shpresat kësaj familje, Dr Drita Kabashi.
“Në klinikën time në Prishtinë, më ka vizituar një grua me një hall të madh. Ajo me lot në sy më tregoi se motrës së saj gjatë një operacioni i është hequr mitra dhe ajo kurrë më nuk mund të bëhet nënë. Dhe tani kjo motër aq e dashur, ka menduar gjatë dhe ka vendosur që për motrën e vetë të mbetet shtatzënë. Ajo më pyeti nëse një gjë e tillë është e mundur”, tregon Dr Drita për këtë rast, që shumëkush mund ta konsideroj të çuditshëm.
“Sigurisht se po”, iu përgjigj doktoresha.
“Është proces i ndërlikuar, por i mundshëm. Ka raste që nëna për vajzën e vet, dhe atë në moshën 64-vjeçare, ka lindur nipin e vetë”, shtoi tutje doktoresha e specializuar në Gjermani.
Kjo e fundit mori përsipër të ndihmoj këto dy motra përmes klinikave në Kosovë dhe Gjermani për t’ia arritur qëllimit që do shuante shumë lot.
Për fund, Dr Drita thotë, “Shumë nëna e vajza të tyre po vuajnë shumë për probleme të tilla, por unë iu them të mos e humbasin shpresën sepse ne jemi këtu për t’iu ndihmuar”.
Ndryshe, raste të tilla në vendet e zhvilluara ka mjaft. Mëmësia e huazuar ndodh kur një grua vendos të mbaj dhe rrit një fëmijë gjenetikisht, me këtë të fundit të krijuar nga qelizat dhe spermatozoidet në In Vitro (shembull të motrës dhe dhëndrit në këtë rast). Këto qeliza transferohen në mitrën e asaj që do të mbaj shtatzëninë.
Për momentin, Dr Drita është duke punuar me klinikat e saj në Suharekë dhe Prishtinë. Ajo njihet si një nga doktoreshat që publikisht ka refuzuar të kryej aborte pa indikacione të qarta mjekësore.