Menaxheri i Klinikës Infektive II ose e njohur ndryshe Mjekësia Sportive, Dr. Artan Ahmeti, ka ndarë mirënjohje për infermierët e klinikës në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë.
Infermierë të klinikave të ndryshme janë të angazhuar në Mjekësinë Sportive ku trajtohen pacientët e sëmurë me Covid-19, shkruan Gazeta Shneta.
Instrumentarja Adulina Lahu ka postuar disa fotografi në Facebook, ku ka vlerësuar mirënjohjen e Ahmetit për të dhe kolegët e saj.
“Në “Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë” drejtori Dr. Artan Ahmeti dhe kryeinfermieri Lulzim Gashi ndanë Mirënjohje personelit infermieror në Kliniken Infektive II (Mjekësia Sportive), duke vlerësuar punën dhe kontributin e tyre!
Në këtë takim poashtu na nderoj edhe drejtoresha Znj. Lirije Beqiri, e cila potencoj se roli i infermierëve është i pazëvendësueshëm dhe ditët tona janë 365 dhe jo vetëm një.
Faleminderit për modelin e menaxherëve të suksesshëm që na jepni çdo ditë duke vlerësuar punën tonë dhe duke na motivuar!”, ka shkruar Lahu. /Gazeta Shneta/