Pasi fëmija juaj ka lindur një nga gjërat që do të jeni përgjegjës është për ndërrimin e pelenës. Do të ju kërkohet rregullisht nga mamitë dhe anëtarët e tjerë të familjes për heqjen e pelenave të ndotura.
Pelenat e lagura sigurojnë fshikëzën që të funksionojë mirë dhe pelena e parë të ndotet brenda 24 orëve të ardhshme.
Nëse foshnja juaj ushqehet me gji, atëherë mund të mos ketë shumë ndotje të pelenës derisa në rastin tjetër me anë të formulës mund të keni nevojë për ndërrimin e pelenës më shpesh.
Mbajeni foshnjën tuaj në një temperaturë normale të dhomës ndërmjet 19 dhe 21 gradë dhe fëmija juaj të veshë diçka të trashë, transmeton Gazeta Shneta.
Disa nëna preferojnë ta lajnë beben e tyre në mëngjes, derisa të tjera mendojnë se është më mirë që kjo të bëhet gjatë orëve të mbrëmjes.
E rëndësishme është që të lahen para se të ushqehen, derisa uji i vaskës duhet të jetë me temperaturë normale.
Pas larjes menjëherë thajeni trupin e foshnjës suaj, përdorimi i produkteve të pastrimit për bebe është krejtësisht zgjedhje personale.
Kur të vendosni foshnjën tuaj në djep apo kuti, ka shumë rëndësi që bebja të jetë shumë rehat./Gazeta Shneta/