Djali 12 javësh i aktorit të njohur spanjoll Ferdinando Valencia ka ndërruar jetë pasi u prek nga sëmundja vdekjeprurëse e meningjitit.
Fëmija i aktorit të njohur dhe modeles Brenda Kellerman, u diagnostikua me meningjit në ditët e para të jetës dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të luftojë sëmundjen.
Çifti u bënë prindër të binjakëve Dante dhe Tadeo dhe për fat të mirë ky i dyti gëzon shëndet të mirë.
“Ti po largohesh por të siguroj se do të më marr malli shumë. Mirëupafshim Dante, lamtumirë i dashuri im”, ka shkruar aktori në profilin e tij në Instagram. /Gazeta Shneta/