Komuna e Gjakovës ka njoftuar se në nder të jetës dhe kontributit të Dr. Mentor Salihi do të organizohen homazhe në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.
Sipas njoftimit homazhet do të mbahen nga ora 14:00 deri në orën 16:00, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 18:00 në varrezat e fshatit Nivizat në Komunën e Gjakovës.
Salihi dhe shoferi i autoambulancës Skofjar Gjini ndërruan jetë pas një aksidenti me autoambulancë derisa ishin duke ndihmuar një pacient në Gjakovë. /Gazeta Shneta/