Merita Brovina ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefes së kabinetit të ministrit Arben Vitia.
Dr. Merita Brovina është larguar nga pozita e shefes së kabinetit të ministrit Arben Vitia, shkruan Gazeta Shneta.
Brovina ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Dorëheqjen e ka konfirmuar vet ajo në një deklaratë për Gazetën.
“Po është e vërtetë se kam dhënë dorëheqje”, ka deklaruar Brovina. Ajo ka thënë se këtë veprim e ka ndërmarr për çështje personale.
Brovina ka udhëhequr me kabinetin që prej riemërimit të Vitisë në pozitën e ministrit në fund të vitit të kaluar. Ajo edhe më parë ka qenë pjesë e kabinetit të Vitisë. /Gazeta Shneta/