Qeveria gjermane i ka kërkuar publikut të përmbahet nga shaka për koronavirusin në datën e 1 prillit, duke deklaruar se “Korona nuk është shaka”.
Zakonisht është një traditë në vendet perëndimore, siç është Gjermania, që njerëzit të krijojnë histori dhe tërheqin një shaka në datën e 1 prillit shkruan CNN.
Por, në një mesazh të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë tha:
”Në situatën aktuale, ne ju kërkojmë të përmbaheni nga historitë e trilluara mbi temën e koronavirusit më 1 prill të këtij viti” përcjell Gazeta Shneta.
Ministria shtoi se ishte e rëndësishme të shmangni shakan në lidhje me virusin për të “minimizuar rrezikun se lufta kundër virusit do të bëhet më e vështirë nga informacioni i rremë mbi këtë temë”.
Gjermania ka më shumë se 71.800 raste të virusit, përfshirë 775 vdekje, sipas një informacioni nga Universiteti Johns Hopkins. /Gazeta Shneta/