Mjekët në Kosovë e Shqipëri kanë dalë në vijën e parë për të mbrojtur qytetarët potencialisht të prekur nga koronavirusi.
E, ndër ta ka filluar edhe lëvizja me moton: “Ti qëndro në shtëpi, pasi unë nuk mundem”, shkruan Gazeta Shneta.
Pasi që shkollat dhe shumë institucione kanë ndërprerë punën, edhe bizneseve private u është këshilluar që punën ta vazhdojnë sipas mundësive nga shtëpia.
Një fotografi interesante e ka ndarë me publikun gjinekologu nga Ferizaj, Dr. Dardan Baftiu. Ndër të tjera, ai shkroi: “Ti qendro ne shtepi, une nuk mundem, duhet te kujdesem per shendetin tend”.
Ndryshe, për fat të mirë Kosova ende zyrtarisht është një nga vendet e pakta që nuk ka shënuar asnjë rast me koronavirus. /Gazeta Shneta/