Është e natyrshme që krevatin e fëmijës suaj ta mbani komod, ashtu sikurse tuajin, mirëpo batanijet, jastëkët dhe lodrat e ndryshme nuk rekomandohen të jenë pjesë e shtratit të foshnjes suaj.
Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP) sugjerohet që deri në moshën 1-vjecare t’i të fëmijës suaj të mbani larg batanijen, jastëkun dhe lodrat e ndryshme jashtë shtratit të tyre shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Lexoni më shumë detaje rreth komplikimeve të shtatzënisë, duke klikuar në këtë link.
“Foshnjat nuk kanë vërtet nevojë për batanije,” thotë Dr. Elizabeth Murray, pediatre.
“Deri në muajin 18, një batanije e vogël dhe e lehtë do të jetë e mire për fëmijën tuaj”, thotë Murray.
Njëkohësisht, ekspertët janë kundër shtratit të butë për bebet 0-6 muajshe për shkak të lidhshmërisë me Sindromën e Vdekjes së Papritur të Foshnjave (SIDS).
“Pas 12 muajsh, rreziqet (e SIDS) ulen në mënyrë dramatike, por batanijet e mëdha, të trasha ende mund të përmbajnë rrezik”, thotë Joan Becker Friedman, infermiere. /Gazeta Shneta/