Moti i nxehtë po mbizotëron ditëve të fundit në vendin tonë. Kjo valë pritet të vazhdojë edhe në dy ditët e vikendit, por me mundësi edhe për reshje shiu e bubullimë.
Temperaturat minimale priten të arrijnë deri në 19C, kurse maksimalet deri në 33C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“2.07 – Nxehtë. Paradite kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, vende-vende edhe zhvillohen në stuhi me erë e breshër.
3.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët orëve të pasdites, me mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/