Fillimi i javës pritet të jetë i ngrohtë dhe me diell deri të martën. Ndërsa, nga dita e mërkurë pritet të mbizotërojë mot vjeshtor, me reshje shiu dhe rënie të temperaturave.
Në pesë ditët e ardhshme, temperaturat minimale priten të jenë 7C dhe 10C, kurse maksimalet, deri ditën e martë do të arrijnë në 24C dhe më pas do të zbresin deri në 13C ditën e premte shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“4.10 – Kryesisht me diell e ngrohtë. Në mëngjes, përgjatë luginave mundësi për mjegull ose mjegullinë.
5.10 – Ngrohtë e kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë.
6.10 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e në mbrëmje më të vazhdueshme.
7.10 – Freskët, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
8.10 – Kryesisht me vransira, e herë herë priten edhe reshje lokale shiu.”, thuhet në njoftimin e fundit./Gazeta Shneta/