Kalciumi është një nga mineralet kryesore që ju duhet gjatë shtatzënisë, pasi në këtë mënyrë trupi juaj ia siguron foshnjes zhvillimin e skeletit.
Nevojat e kalciumit ndryshojnë varësisht moshës, dhe se mungesa e kalciumit shkakton komplikime shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) rekomandon se nënat shtatzëna dhe gjidhënëse duhet të konsumojnë 1,000 mg kalcium çdo ditë.
Ndërkohë, nënat adoleshentë duhet të konsumojnë më shumë sasi të kalciumit pasi kanë nevojë për të ruajtur kockat e tyre dhe rezervat e kalciumit të cilat ndihmojnë zhvillimin e foshnjes.
Mungesa e kalciumit në trup mund të shkaktojë komplikime si:
-Presion i lartë i gjakut,
-Lindje e parakohshme,
-Pesha e ulët e foshnjes,
-Probleme me zemrën,
-Dhimbje të muskujve dhe këmbëve,
-Humbje të oreksit./GazetaShneta/