Më shumë se gjysma e grave shtatzëna kanë nauze dhe të vjella, veçanërisht gjatë tremujorit të parë.
Vjellja e shpeshtë në shtatzëni është e shkaktuar nga rritja e papritur e hormoneve në trupin tuaj. Zakonisht është e butë dhe largohet në gjysmës e periudhës së shtatëzanisë, shkruan WebMD transmeton Gazeta Shneta.
Por, ju duhet të keni kujdes dhe të ndiqni udhëzimet e mjekut në çdo situatë.
Thirrni mjekun tuaj nëse keni ndonjërën nga këto gjendje të mëposhtme:
– Keni simptoma të ngjashme me gripin, të cilat mund të jenë një shenjë e sëmundjes.
– Marramendje ose letargji.
– Të vjella të rënda vazhdimisht ose disa herë në ditë.
– Ju nuk mund të mbani asnjë lëng ose ushqim dhe po humbni peshë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Menaxhimi i situatës përfshin këto hapa:
– Hani pesë ose gjashtë vakte të vogla në vend të tre të mëdhenjve për të mos pasur stomakun bosh.
– Merrni një multivitaminë rregullisht. Kjo mund ta bëjë sëmundjen e mëngjesit më pak të rëndë. (Mos e merrni vitaminën tuaj në stomak bosh sepse mund të përkeqësojë vjelljen).
– Shmangni aromat që ju shqetësojnë stomakun.
– Poashtu, shmangni ushqimet pikante dhe yndyrore.
– Kur ndjeheni të përziera, hani ushqime të buta që janë lehtësisht të tretshme, si orizi, bananet, supë të pulës. /Gazeta Shneta/