Për studim është përdorur pajisja e sofistikuar e imazhit 3D
Konsumimi i alkoolit ndonëse në sasi të vogla, gjatë shtatzënisë mund të ndryshojë tiparet e një fëmije të sapolindur.
Gjithë kjo është raportuar nga një studim i ri nga Murdoch Children’s Reasearch Institute në Australi, ku u shqyrtuan të dhënat nga imazhet e fytyrave të 415 fëmijëve dhe u zbuluan ndryshime në fytyrë, sidomos rreth hundë, buzëve dhe syve.
Sipas tyre, alkooli ndikon në ndryshimin e formës së fytyrës qoftë edhe nëse është konsumuar në tremujorin e parë ose gjatë gjithë shtatzënisë.
Nga 1 mijë e 570 gra që kanë marr pjesë në këtë studim, 27 për qind të tyre kanë pranuar se kishin konsumuar alkool gjatë shtatzënisë./21Media