COVID-19 është një sëmundje e frymëmarrjes e shkaktuar nga koronavirusi që u shfaq në fund të vitit 2019.
Ndër të tjera koronavirusi mund të sulmojë mushkëritë dhe zemrën tuaj. Mund të shkaktojë dhimbje gjoksi ose ndjesi djegieje në mushkëritë tuaja, shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rendit dhimbjen ose presionin e vazhdueshëm në gjoksin tuaj si një shenjë që ju duhet të kërkoni kujdes urgjent mjekësor për COVID-19.
Poashtu lajmërohuni në repartin e urgjencës nëse keni simptomat e mëposhtme:
– dhimbje që përhapet në shpinë, shpatull, krahun e majtë ose nofullën tuaj;
– konfuzion, probleme me frymëmarrjen ose humbje të vetëdijes;
– djegia që përkeqësohet ose nuk i përgjigjet trajtimit në shtëpi;
– frymëmarrje e shpejtë ose një rrahje e shpejtë e zemrës;
– një ndjesi dërrmuese ose shtrënguese në gjoksin tuaj;
Dhimbja në gjoks ose djegia mund të jetë një shenjë e COVID-19. Ndjesia e një gjoksit të rënduar mund të ndodhin së bashku me gulçim ose probleme me frymëmarrjen.
Studimet kanë zbuluar se deri në 17.7 përqind të njerëzve me COVID-19 raportojnë dhimbje gjoksi.
Është menduar se dhimbja në gjoks mund të jetë rezultat i dëmtimit të zemrës ose inflamacionit të indeve që rrethojnë mushkëritë.
Koronavirusi mund të hyjë në qelizat tuaja përmes receptori të quajtur enzimë konvertuese të angiotenzinës 2 (ACE2).
ACE2 gjendet në shumë pjesë të trupit tuaj, përfshirë mushkëritë, zemrën dhe traktin gastrointestinal. Sapo virusi të hyjë në qelizat tuaja përmes ACE2, mund të çojë në dëmtime qelizore dhe inflamacion./Gazeta Shneta/