Ndryshimi i ngjyrave në ekran lufton lodhjen ditën dhe pagjumësinë gjatë natës. Mobilët dhe televizorët shfaqin tre ngjyrat bazë të tyre: të kuqe, të verdhë dhe atë ngjyrë blu.
Futja e një ngjyre të katërt këtu do të ndikojë tek truri që të mendojë se është dita edhe përse jeni duke përodrur këto pajisje gjatë natës.
Kur kjo ngjyrë është e ulët, kjo shkakton që njerëzit të ndihen më të përgjumur se sa kur drita është shumë më e fortë, zakonisht mbi mesataren e rekomanduar, transmeton Gazeta Shneta.
Autori i studimit, profesor Rob Lucas, nga Universiteti i Mançesterit, thotë se: “Shfaqje të tilla mund të ndihmojnë, për shembull, adoleshentët e telefonizuar që të bien në gjumë gjatë natës sidomos ata që kanë për detyrë ta përdorin më shumë kompjuterin”.
Studiuesit besojnë se kjo mund të ndihmojë ‘foshnjat e fiksuara në telefon’ të bien në gjumë më lehtë.
Truket e shkëlqimit të telefonit ndikojnë në trurin tuaj në të menduarit se është ditë. MF rrezatimi, të cilin të gjithë janë të ekspozuar në një farë mase, ka qenë më parë i lidhur me kancerin dhe është rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për t’u studiuar për efektin e saj në shtatzëni./Gazeta Shneta/