Statuti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar pritet të pësojë ndryshime.
U.D. i Drejtorit, Dr. Basri Sejdiu, ka kërkuar nga Bordi Drejtues decentralizimin e QKUK-së, si njësi të veçantë organizative, shkruan Gazeta Shneta.
“Janë duke u zhvilluar bisedime në Bordin Drejtues, për të bërë disa plotësim-ndryshime në Statutin e Shskuk-së dhe tek pas ndryshimeve pritet të shpallet konkursi. Bashkë me Bordin Drejtues, në koordinim po mundohemi që kjo të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka deklaruar Sejdiu.
Ai ka sqaruar për Gazeta Shneta se QKUK-ja do të ketë një drejtor i cili do të merret me menaxhimin, sidomos të çështjeve shëndetësore.
“Do të punohet në drejtim të decentralizimit të menaxhimit, pra QKUK, si njësi organizative do të ketë një drejtor i cili do të merret me menaxhimin, sidomos të çështjëve shëndetësore. Së shpejti do dalim si institucion me ide konkrete për plotësim- ndryshim të statutit”, ka shtuar Sejdiu.
Ai ka thënë se për këto diskutime ka pajtim me Bordin dhe Ministrinë e Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/