Dr. Nehat Baftiu nuk është më në krye të Klinikës së Anestezionit me Mjekim Intensiv Qendror.
Në vend të tij është emëruar anesteziologu Gazmend Spahija, i cili në vitin e fundit ka udhëhequr mjekimin intensiv Covid në Mjekësinë Sportive e më pas edhe atë qendrore, shkruan Gazeta Shneta.
Emërimi ud. i Spahijës vjen pas skadimit të mandatit të Baftiut, i cili ka udhëhequr për disa mandate radhazi këtë klinikë.
Ndryshe Baftiu është profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe kryesues i Komitetit specialistik për anesteziologji dhe reanimacion. /Gazeta Shneta/