Një nënë shtatzënë e cila vuante nga depresioni post-natal, vari vetën vetëm disa javë para se të lindte fëmijën e saj të dytë.
Kate Willcocks u gjet e varur brenda një dollapi derisa ishte në javën e 30-të të shtatzënisë, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo kishte vuajtur nga depresioni pas lindjes së vajzës së saj Iris në vitin 2014.
Pas disa seancave me terapi javore, mjekët kishin thënë se ajo po e rimerr veten. Por burri i saj deklaroi se ajo kishte tentuar edhe dy herë të tjera të bënte vetëvrasje.
Kate kishte lënë një mbishkrim ku shkruante për burrin e saj: Stuart, mos hynë, më fal.
“Më vjen shumë keq për gjithçka, ti je i mrekullueshëm. Do të doja ta riktheja kohën pas”, kishte shkruar Kate. /Gazeta Shneta/