Në vitin 2023, Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka shënuar një numër të lartë të vizitave ambulatore në repartin e Neurologjisë. Sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga spitali, gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit të kaluar, numri i pacientëve që janë shërbyer në këtë repart ka arritur në mbi 6 mijë e 200 vizita ambulatore.
Në këtë periudhë kohore, raportohet se janë hospitalizuar gjithsej 464 pacientë në repartin e Neurologjisë. Përveç kësaj, një numër prej 6 mijë e 237 pacientësh janë shërbyer në forma ambulatore, duke treguar një nevojë të madhe për këtë shërbim në komunitet.
Në veçanti, Spitali i Mitrovicës është i vetmi në rajon, duke përfshirë qytetet e Vushtrrisë dhe Skenderajt, që ofron shërbimin e ElektroEncefalogravurës (EEG)./GazetaShneta/