Personeli i QKUK-së ka nevojë të vetëdijesohet për qasjen e tyre ndaj personave me autizëm. Kjo do të mundësohet nëpërmjet një marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruar nga SHSKUK dhe shoqata Autizmi
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Shoqata “Autizimi”, kanë lidhur një marrëveshje të bashkëpunimit, e cila për qëllim lehtësimin e realizimit të projektit për vetëdijesimin e personelit shëndetësor nëpër institucione shëndetësore për Çrregullimin e Spektrit të Autizimit, e zbatuar nga Shoqata “Autizmi” dhe organizata Save the Children in Kosova, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.
Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu dhe znj. Nora Sherifi nga Shoqata “Autizimi”.
Kjo marrëveshje është lidhur duke pasur parasysh situatat kur personat me autizëm ballafaqohen me probleme shëndetësore dhe kanë nevojë për shërbime shëndetësore.
SHSKUK do të bëjë lehtësimin, koordinimin e procesit të organizimit të sesioneve informuese nga Shoqata “Autizmi”. Seancat kanë të bëjnë me qasjen e personelit shëndetësor të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës ndaj personave me autizëm.
Sesionet informuese do t’i ofrohen personelit shëndetësor në Repartin e Pediatrisë dhe atë të Emergjencës të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). /Gazeta Shneta/