Në fillim, foshnja Noe ishte krejt e vetme duke u rritur bukur në barkun e nënës së tij.
Pamjet e para të Noe-ut, të bëra me ultratinguj në shtatë dhe dhjetë javët të shtatzënisë, i treguan nënës 39-vjeçare Rebecca Roberts dhe babait 43-vjeçar Rhys Weaver foshnjën e dëshiruar që kishin provuar për më shumë se një vit për ngjizje, shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Pastaj, në muajin e tretë të shtatzënisë, Noeu papritmas bëri shoqëri në rreth. Një ekografi e bërë në javën e 12-të tregoi se Noeu kishte një motër të vogël të papritur – binjaken Rosalie.
“Unë mbeta shtatzënë ndërsa isha tashmë shtatzënë, gjë që ishte absolutisht e çmendur … sepse kjo nuk supozohet të ndodhë” tha Rebecca.
Dukuria e ashtuquajtur superfetacion, të ngelësh shtatzënë ndërsa tashmë mban një fëmijë është aq e rrallë sa që një studim i vitit 2008 zbuloi më pak se 10 raste janë të regjistruara në botë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Mjekët i thanë çiftit se foshnjat u ngjizën rreth tre javë me diferencë, tha Rebecca.
“Nuk mund ta besoja se më kishte ndodhur”, shtoi Rebecca duke qeshur. “Është si të fitosh lotarinë”.
Superfetacionet janë të rralla për një larmi arsyesh, tha gjinekologu nga Atlanta, Dr. Lillian Schapiro.
Së pari, gratë zakonisht ovulojnë vetëm një herë në cikël, duke lëshuar një ose më shumë vezë njëkohësisht. Nëse fekondimi nga spermatozoidi i burrit është i suksesshëm, veza ose vezët implantohen në mitër, shtatzënia fillon dhe nuk ndodh më tej ovulimi.
“Nëse një grua ka binjakë,” tha Dr. Schapiro, “dy vezë lëshohen në të njëjtën kohë. Dhe në rastin e pazakontë të tresheve, ato vezë lëshohen të gjitha me një ovulim”.
Në rastin e Rebecca-së, veza ishte fekonduar dhe implantuar gjatë ovulimit të parë, dhe “disi ajo ovuloi përsëri gjatë të njëjtit cikël”, shpjegoi Dr. Schapiro.
“Një tjetër vezë u fekondua gjithashtu dhe u bë një embrion tjetër dhe në kohë të ndryshme të dy embrionet e implantuara në mitër”. /Gazeta Shneta/