Nuk ka asnjë mënyrë për të ditur me siguri, por falë ndihmës së ekspertëve të gjenetikës, mund ta bëni një supozim të mençur.
Ngjyra e syve
Dy prindër me sy ngjyrë kafe mund të kenë një fëmijë me sy blu. Në fakt, ndonëse më pak e zakonshme, është e mundur edhe e kundërta: dy prindër me sy blu mund të kenë një foshnje sykafe. “Dominimi i syve të ngjyrë kafe na vjen nga mësimi i njohur nga biologjia, por ngjyra e syve ndikohet nga shumë gjene; dhe nuk varet se sa domuniuese janë këto gjene por cilat kanë efekte më të forta ose më të vogla, shkruan Parents, përcjellë GazetaShneta.
Ngjyra e flokëve
Gëmijët tuaj mund të kenë llojë shumë të ndryshme të flokëve, sepse për secilin fëmijë, trupi juaj bën një “riorganizim të gjeneve”. Sipas studimeve, fëmijët trashëgojnë ngjyrën e flokëvë nga prindërit, por jo gjithmonë pasi që ata mund të marrin edhe ngjyrën e familjarëvë të tjerë.
Karakteristikat fizike
Sa i përket karakteristikave fizike, psh në fytyrë, ato mund të trashëgohen edhe nëse vetëm njëri prind i ka. Natyrisht, ju nuk mund të zgjedhni atë që vjen në “paketën gjenetike”.
Gjatësia
Përgjithësisht, po. Rregulli është që fëmija merr gjatësinë mesatare të prindërve, këtu shtoni 2 cm për një djalë ose zbritni 2 cm për një vajzë. Jo çuditërisht, dy prindër të gjatë dhe dy të shkurtër kanë tendencë të kenë fëmijë të gjatë dhe të shkurtër. Por rregullat janë bërë për t’u thyer. Gjatësia është një tipar poligjenik – asnjë gjen nuk vepron vetëm – plus, faktorët mjedisorë, si ushqimi i dobët mund të parandalojnë një fëmijë që të arrijë gjatësinë e tij të mundshme.
Pesha
Prindërit në peshë më të madhe kanë fëmijë me peshë më të madhe. Duket se një fëmijë që trashëgon këtë variant nga secili prind do të jetë mesatarisht 6,6 deri 8,8 gramë më i rëndë se dikush pa këto dy kopje gjenetike.
Gjenet endë janë nën studim në lidhje me efektin e tyre tek mbipesha; por një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt luan edhe stili I të ushqyerit. Nësë doni të siguroheni që fëmija juaj do të ketë shëndet të mirë fizik bëni stërvitje të rregullta dhe hani ushqim të mirë sidomos gjatë shtatzënisë.
Aftësi të veçanta
“Fëmijët e mençur vijnë nga shtëpitë e zgjuara”, thotë Thomas Spencer, Ph.D., profesor i psikologjisë në Universitetin Shtetëror të San Franciskos, i cili thotë se studimet kanë gjetur një ndikim gjenetik. Por prindërit nuk trashëgojnë tek fëmijët e tyre vetëm IQ të lartë – ata gjithashtu nxisnin një dashuri për të mësuar tek fëmijët. Leximi dhe biseda – qoftë edhe gjatë ngrënies në tavolinë për biseda familjare – ndihmon fëmijët të zhvillojnë një qëndrim pozitiv ndaj librave dhe të mësuarit. /GazetaShneta/