Një grup i mjekëve endokrinolog të QKUK-së kanë paralajmëruar Hetem Ramadanin me një aksion kundër tij.
Elton J. Bahtiri, Albiona Dajaku, Venera Osmani Shkodra, Alberie Bytyçi, Aferdita Kukaj dhe Labinot Fetoshi, kanë publikuar një fotografi në Facebook ku i kanë çuar një porosi mjekut popullor që po pretendon se e shëron diabetin, shkruan Gazeta Shneta.
“Njësiti anti Hetem R. në aksion!”, kanë shkruar endrokrinologët në Facebook.
Postimi i tyre vjen disa ditë pasi Ramadani sfidoi profesionin e tyre duke deklaruar se insulina është helm dhe se diabeti shërohet brenda pak ditëve me anë të dietës.
Megjithatë ai është kundërshtuar edhe më parë nga mjekët e QKUK-së lidhur me konstatimet e tij për diabetin dhe sëmundje të tjera. /Gazeta Shneta/