Në kohë pandemie, Norvegjia do të ndihmojë Kosovën për blerjen e respiratorëve .
Për shtetin tonë, Norvegjia ka dhuruar gjysmë milionë euro për blerjen e respiratorëve që nevojiten gjatë pandemisë së COVID-19, raporton infokomuna, transmeton GazetaShneta.
“Norvegjia do të kontribuojë me 442,530.80 euro [5 milionë NOK] për të ndihmuar në blerjen e respiratorëve që nevojiten urgjent në Kosovë, në dritën e shpërthimit të Covid-19. Një falënderim shumë i madh për partnerin tonë UNDP Kosovo!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë.
Marrëveshja për blerjen e respiratorëve është nënshkruar mes Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë dhe UNDP-së.
https://www.facebook.com/NorwayinKosovo/posts/2903273259789333