Oda e Farmacistëve të Kosovës ka zgjedhur kryetarin e saj të ri, Arianit Jakupin, ish-kryeshef ekzekutiv I Agjencisë Kosovare për Produkte mjekësore (AKPM), me 34 vota nga 59 anëtarë përgjatë mbajtjes së Kuvendit Inagurues të saj ditën e premte.
Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate vetë OFK-ja, e cila thekson se present ishte edhe kryetari I deritanishëm I OFK-së.
“Zehadin Gashi kryetar i deritanishëm i OFK-së, para Kuvendit paraqiti një raport të shkurtër të të arriturave, problemeve dhe sfidave të ardhshme të OFK-së.”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, ajo më tutje njofton edhe se kandidati tjetër për këtë pozitë ishte edhe Naim Morina, specializant i Nefrologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./Gazeta Shneta/