Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), ka mbajtur mbledhjen e radhës për plotësim/ndryshimin e rregulloreve në kuadër të këtij dikasterit.
Sipas njoftimit të OMK-së, gjatë kësaj mbledhje u bënë plotësim/ndryshime në këto rregullore:
– Rregullore për anëtarësim, Licencim dhe rilicencim,
– Rregullore e menaxhimit të financave,
– Rregullores për procedurat e Prokurimit në OMK,
– Rregullore të marketingut si dhe,
– Rregullores për përcaktimin e llojit të shkeljeve Etik dhe procedurat e Mbikqyrjes Etike.
Mes tjerash në njoftim, thuhet se kuvendi i OMK-së miratoi propozimin për rritjen e kuotës së anëtarësisë, në vlerën prej 100euro që do të hyjë në fuqi prej vitit të ardhshëm.
Nga 134 anëtarë të Kuvendit të legjislaturës së III-të, morën pjesë 117 prej tyre. /Gazeta Shneta/