Organizata Joqeveritare “Jeta Vita” nesër do të shpërndajë 100 paruke, 100 proteza silikoni dhe 100 gjoksore për gratë me kancer të gjirit.
Sipas njoftimit të organizatës, shpërndarja do të bëhet në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duke filluar nga ora 11:00.
“Ju informoj se nesër, e mërkurë, më datë 19 Tetor, në ora 11, në Klinikën e Onkologjisë do të bëhet shpërndarja e 100 kompleteve – 100 proteza silikoni e 100 gjoksore, projekt i mbështetur nga Presidenca e Republikës së Kosovës, si dhe 100 paruke, donacion i Koalicioni K10 dhe Fondi për Popullësi i Kombeve të Bashkuara UNFPA Kosovo, zyra në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Për shkak të numrit të kufizuar e nevojat janë të mëdha organizata kërkon që nga donacioni të përfitojnë gratë të cilat nuk kanë përfituar më herët. /Gazeta Shneta/