Një operacion i rrallë dhe mjaftë i ndërlikuar është kryer të premtën në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku pacientit në retroperitoneumin e majtë i është hequr masa tumorale me peshë afër 3 kilogram.
Ky operacion është kryer nga ekipa mjekësore kirurgët dr.Bujar Vrella dhe dr.Rifat Dreshaj, urologu dr. Kushtrim Fejza si dhe ekipa e Anestazionit Dr.Halit Gashi, Dr.Hanumshahe Kingji si dhe ekipa e Instrumentarëve, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë mësohet se gjendja e pacientit është e mirë.
Njoftimi i plotë:
Një operacion i radhë dhe mjaftë i ndërlikuar është kryer sot në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku pacientit në retroperitoneumin e majtë i është hequr masa tumorale me peshë afër 3 kilogram.
Operacionin e kanë kryer ekipa mjekësore Dr.Bujar Vrella – Kirurg, Dr.Rifat Dreshaj – Kirurg, Dr. Kushtrim Fejza -Urolog si dhe ekipa e Anestazionit Dr.Halit Gashi, Dr.Hanumshahe Kingji si dhe ekipa e Instrumentarëve.
Gjendja e pacientit është e mirë dhe tani po rikuperohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë./Gazeta Shneta/