Gazeta Shneta ka realizuar një intervistë më drejtorin e Otrinolarginoglogjisë, dr. Arsim Behramaj. Ai ka treguar për sëmundjet dominante në këtë klinikë, numrin e pacientëve dhe nevojat që ka kjo klinikë.
Dr. Arsim Behramaj është drejtor i ORL-së që 2 vite. Fakultetin e Mjekësisë dhe Specializimin e ka kryer në Prishtinë.
Sa pacientë janë trajtuar në klinikë brenda këtij viti? A është rritur numri për dallim nga vitet e kaluara?
Në klinikën e ORL janë trajturar 1386 pacientë,numër i përafërt me vitin e kaluar.
Cilat sëmundje kanë dominuar këtë vit? A është rritur numri i pacientëve me sëmundje malinje që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjike?
Sëmundjet dominante janë problemi i tonzilleve,karcinomat e laringut dhe tiroides.
Sa pacientë janë referuar për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike këtë vit dhe për cilat sëmundje?
Sa i përket referimeve kemi patur 50 raste që janë referuar .
A janë shtuar shërbimet në klinikë? Cilat janë ndryshimet e arritura gjatë këtij viti?
Në krahasim me vitet e kaluara jo.
Sa është përqindja e vdekshmërisë në klinikë? Cilat janë planet e juaja për ta përmirësuar gjendjen?
Vitin 2023 kemi patur 9 raste ekzituse në klinikë.
Sa është përqindja e infeksioneve brenda spitalore? Cilat janë veprimet për të parandaluar infeksionet?
Sa i përket rasteve me infeksione hospitalore nuk ka patur ndonjë hulumtim sepse duhe të bëhet në bashkpunim me IKSHP.
Cilat janë mungesat dhe nevojat që duhet t’i plotësoj menaxhmenti i SHSKUK-së për të përmirësuar shërbimet?
Ka mungesa të kuadrit të mesëm si dhe stafit mbështetës.
Për cilat shërbime ka lista të pritjes dhe sa është numri i pacientëve në pritje? Sa kohë është lista e pritjes? Dhe si planifikoni të ulni numrin e pacientëve në pritje?
Pajisja me mjete shpenzuese,instrumentarium kirurgjik si dhe mjete të punës.
A keni nevojë për më shumë staf infermieror në klinikë?
Po sigurisht që ka nevojë për staf infermieror.