Studimi i kryer në SHBA dhe i publikuar në JAMA Pediatrics ka shqyrtuar një mostër prej më shumë se 400 prindër dhe fëmijë të moshës 3 dhe 5 vjeç. Hipoteza e këtij studimi ishte se prindërit apo kujdesatarët primar përdorën pajisjet teknologjike si mjete qetësuese për fëmijët e tyre.
Studiuesit gjetën një lidhje mes përdorimit të pajisjeve teknologjike për të qetësuar fëmijët nga zemërimi, dhe aftësisë për vetërregullim shkruan Veyrwell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Fëmijët të cilëve iu dorëzuan telefonat kur ishin të zemëruar, prireshin të kishin më shumë probleme për t’u marrë me rrethanat shqetësuese në të ardhmen.
Studiuesit rekomandojnë që prindërit të përzgjedhin qasje tjera alternative për të qetësuar fëmijët e tyre.
Zemërimi dhe emocionet e mëdha negative janë të zakonshme në moshën 3 deri në 5 vjeç.
Por, pikërisht në këto mosha fëmijëve u nevojiten mundësitë për t’u përballur me sfidat e tyre emocionale në mënyrë që ata të mund të zhvillojnë aftësitë e përballimit.
“Përjetimi i emocioneve negative si zhgënjimi, zemërimi, trishtimi dhe rikuperimi është një mësim i vlefshëm për fëmijët për të mësuar,” thotë Scott Roth.
Sipas studimit, kjo është një periudhë kohore kritike që fëmijët të zhvillojnë këto lloj aftësish. Studiuesit thonë se rregullimi emocional mund të jetë edhe më kritik për suksesin në shkollë sesa inteligjenca.
Ata thonë se kjo i lejon fëmijët të “qëndrojnë të qetë, të fokusuar dhe fleksibël ndërsa përballen me sfida të reja”.
Por, si ta ndihmojnë fëmijën në këtë rast?
Të ndihmoni fëmijën të emërojë ndjenjat e tij është një këshillë e thjeshtë që mund të ndihmoj shumë.
“Ndihmoni fëmijën tuaj të identifikojë fillimisht se çfarë ndjen dhe pse,” thotë Ali Alhassani.
“Pasi ata të kuptojnë ndjenjat e tyre, ju mund t’i ndihmoni ata t’i kalojnë ato me teknika si frymëmarrja e thellë, relaksimi i muskujve dhe të qenurit i vetëdijshëm.”
Kur vëreni se fëmija juaj po mërzitet, sigurohuni që ta pranoni. Fëmijët duhet të dinë se është në rregull të ndiejnë emocione negative.
Dr. Roth sugjeron përdorimin e deklaratave vërtetuese dhe pyetjeve të tilla si: “‘Unë shoh që jeni vërtet i zemëruar. Më tregoni se ku në trupin tuaj ndihet i zemëruar?” Fëmijët mund të thonë fytyrën, barkun ose grushtat e tyre.
Për këtë arsyje, shmangia e pajisjeve teknologjike kur fëmija ndihet i zemëruar dhe ofrimi i teknikave qetësuese ndikon pozitivisht në rregullimin emocional të fëmijëve në fëmijërinë e hershme. /Gazeta Shneta/