Nëse doni të bëheni më të fortë dhe të ndjeheni më mirë pas stërvitjes – gjë që është e rëndësishme sepse ju inkurajon që të vazhdoni të stërviteni – nuk keni nevojë për një palestër të zbukuruar, tregon studimi i fundit i kryer dhe i publikuar nga “PubMed”.
Studimet e mëhershme kanë treguar se një mjedis i këndshëm spitalor, me dritare të mëdha që duket edhe natyra, mund të shpejtojë shërimin e pacientit, kështu që hulumtuesit ishim të interesuar të dinim nëse e njëjta gjë ishte e vërtetë edhe për hapësirat e palestrave, transmeton GazetaShneta.
Eksperimenti kishe caktuar rastësisht dy grupe njerëzish, të moshës 35 ose më të vjetër, dhe me dhimbje kofshës ose gju, të cilët ishin të ndarë që të stërviteshin në dy lloje të plastrave.
Një grup (42 persona) u ushtrua në një dhomë moderne me pamje të natyrës, me shumë rreze të diellit dhe pajisjet më të fundit të palestrës. Grupi tjetër (40 persona) u dërgua për të ushtruar në një dhomë jo aq të rregulluar dhe me pajisje të pakta në bodrumin e një ndërtese të vjetër që nga 1970.
Të dy grupet u përmirësuan, por një grup raportoi se ndihej më mirë, në përgjithësi, me më shumë lehtësim dhimbjeje dhe përmirësim më të madh të funksionit. Nuk kishte, megjithatë, asnjë ndryshim në kapacitetin aerobik, forcën e muskujve dhe shpejtësinë në këmbë midis grupeve të testuara.
Njerëzit që ushtronin në dhomën e vjetër nuk e kishin konsideruar ambientin përreth si negative. Në të kundëertën ata kanë thënë se janë ndjer si në shtëpi dhe madje kanë ndjerë edhe nostalgji sepse u kujtoi atyre për palestrën e tyre të vjetër të shkollës. Ata gjithashtu ndjenin një ndjenjë më të fortë të miqësisë – ata ishin në të së bashku dhe punonin si një ekip për të arritur qëllimet e tyre.
Ndërsa në palestrën e re, dritaret e mëdha ishin shpërqëndruese dhe pjesëmarrësit thanë se ata nuk ishin ndjerë si pjesë e një ekipi. Muret e mëdha të pasqyrave në dhomën e re nuk u vlerësuan edhe aq. Pjesëmarrësit thanë se pasqyret e shumta i bënin të ndiheshin të pasigurt për pamjen e këmbëve të tyre të pastërvitura dhe të trupave në mbipeshë.
Pra, nëse jeni duke menduar që të stërviteni, gjeni një mjedis ushtrimesh që do të ndiheshit mirë, ose bashkohuni me një grup ku keni qëllime të ngjashme. Nëse mund të bashkoheni me një grup dhe të ushtroni në një mjedis që ju pëlqen, ju do të përmirësoni shanset tuaj për t’u përshtatur dhe për t’u ndjerë më mirë. Dhe, siç tregon studimi, kur është fjala për ushtrimin, me të vërtetë hapësira nuk duhet të jetë aq e sofistikuar./GazetaShneta/