Lexoni më poshtë ngjarjet e fundit nga bota në lidhje me pandeminë Covid-19.
Japonia: Shënohen 1,331 raste të reja me Covid-19 gjatë ditës së djeshme në Japoni, transmeton GazetaShneta.Nga 1,331 raste të reja në vend, 292 janë regjistruar në kryeqytetin Tokio, ndërsa Osaka raportoi 194.Rastet totale në Japoni deri më tani janë 39,399 raste dhe 1,025 viktima.
Kina: Autoritetet kanë bërë të ditur se janë identifikuar 43 raste të reja me Covid-19 dhe 36 raste të shënuara në vend.Nga këto të fundit, 28 u shënuan në rajonin perëndimor kinez të Xinjiang, ndërsa tetë u gjetën në Liaoning.
Brazili: Ministria e Shëndetësisë raportoi 541 viktima dhe 25,800 raste të reja.Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara janë 2,733,677.
India: Shënohen 52,972 raste të reja gjatë ditës së sotme në Indi, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm në 1,803,695 sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
SHBA: Konfirmohen plot 47,511 raste të reja dhe 413 në Shtetet e Bashkuara.Sipas Universitetit Johns Hopkins, të paktën 4,667,955 raste të të infektuarve me Covid-19 janë deri më tani dhe 154,860 kanë ndërruar jetë.
Meksika: Plot 4,853 raste janë konfirmuar me Covid-19 në Meksikë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 439,046.Ministria gjithashtu raportoi 274 viktima, ndërsa numri i përgjithshëm është 47,746.
Spanja: Zyrtarët kanë vendosur që dy qytete të karantinohen për dy javë.Kjo u arrit pasi rastet filluan të rritën dhe nga frika e një vale të dytë./GazetaShneta/
Burimi i informacioneve: CNN