Hulumtimet kanë arritur disa përfitime befasuese për të qenë një nënë “pak më e moshuar” si për ju ashtu edhe për fëmijën tuaj.
Duke pasur parasysh që keni një orë biologjike të mundshme për fertilitet mund të jetë vërtet e frikshme dhe se është e vërtetë që mosha e grave ndikon në cilësinë e vezëve me kalimin e viteve shkruan Parents.
Poashtu, shtatzënia mbi 35 vjece sjell disa rreziqe shtesë të ndërlikimeve si hipertensioni ose diabeti për ju, ose anomalitë kromozomale si sindromi Daun për fëmijën tuaj.
Kështu që është gjithmonë një ide e mirë të konsultoheni me mjekun tuaj në lidhje me planifikimin familjar, për t’u siguruar që po bëni zgjedhjen e duhur për jetën dhe shëndetin tuaj përcjell Gazeta Shneta.
Por lajmi i mirë është dhe se gjithnjë e më shumë hulumtime po zbulojnë disa përfitime befasuese për të qenë një nënë “më e vjetër” – si për vete tuaj ashtu edhe për fëmijën.
-Këtu janë tre përfitimet më të mëdha:
1) Mund të forcojë fuqinë e trurit tuaj
Një studim i botuar në “Journal of the American Geriatrics Society” u testuan rreth 830 gra të moshës së mesme për të përcaktuar nëse ekzistonte një lidhje midis të pasurit një foshnjë në një moshë të mëvonshme dhe fuqisë së trurit.
Ata zbuluan se gratë që kishin fëmijën e tyre të fundit pas moshës 35 vjeçe kishin njohuri më të mprehta dhe kujtesë verbale.
2) Mund të jeni më të përgatitur emocionalisht
Hulumtimet sugjerojnë që pjekuria luan një rol në prindërimin më të mirë.
Në një studim në mars të 2017 të botuar në revistën “European Journal of Development”, studiuesit Holandezë shikuan zhvillimin psikosocial të dy grupeve të fëmijëve në moshat 7, 11 dhe 15 vjeçe.
“Në përgjithësi, fëmijët e nënave më të vjetëra u sollën më mirë, u shoqëruan mirë dhe emocionalisht të shëndetshëm në vitet e tyre para adoleshencës,” thotë Salber.
3) Mund të jeni më të qëndrueshëm financiarisht
Studime të panumërta mbështesin teorinë se rezultatet e shëndetit shpesh janë të lidhura me sa para ka në bankë.
“Studimet tregojnë se fëmijët e nënave të moshuara qëndrojnë më gjatë në sistemin arsimor, zhvillojnë më mirë testet e standardizuara dhe ka më shumë të ngjarë të shkojnë në kolegj sesa bashkëmoshatarët e tyre të lindur nga nënat e reja”, thotë Salber.
“Efekti i rezultateve të përmirësuara në lidhje me statusin socio-ekonomik ka të ngjarë të ndikojë në rezultatet shëndetësore të pasardhësve gjatë gjithë jetës së tyre.” /Gazeta Shneta /