A mund të ndihmojë gjaku nga të mbijetuarit e koronavirusit njerëzit e tjerë të luftojnë sëmundjen?
Mjekët në New York së shpejti do të testojnë idenë në pacientët e shtruar në spital, të cilët janë sëmurë rëndë, transmeton Gazeta Shneta.
Gjaku na njerëzit që janë rikuperuar mund të jetë një burim i pasur antitrupash, proteina të bëra nga sistemi imunitar për të sulmuar virusin.
Pjesa e gjakut që përmban antitrupa, të ashtuquajturat plazma konvulsive, është përdorur me dekada për të trajtuar sëmundje infeksive, përfshirë Ebolën dhe gripin.
Doktor Reich tha që do të provohej si një trajtim për pacientët e shtruar në spital që kishin një formë të moderuar të sëmundjes dhe kishin probleme me frymëmarrjen por jo për ata që janë në faza të përparuara të sëmundjes.
Studiuesit në Mount Sinai ishin ndër të parët në Shtetet e Bashkuara që zhvilluan një test që mund të zbulojë antitrupat në pacientët që shërohen, një pjesë thelbësore e kësaj strategjie trajtimi. /GazetaShneta/