Agjencioni Kundër Korrupsion ka publikuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të shtetit.
Dikush më pak e dikush më shumë, por pothuajse të gjithë kanë para të kursyera nga mëditjet që i marrin kur dalin jashtë Kosovës, shkruan Gazeta Sheta.
E dikush këtë po e quan madje edhe skandal.
Ekonomisti Ibrahim Rexhepi, vlerëson se shumë persona me përgjegjësi publike e politike si burim te pasurimit kane deklaruar edhe te ardhurat nga meditjet !
“Çka janë mëditjet? Një pagese shtese per mbulimin e shpenzimeve te vecanta qe mund te kene ata, e jo kursim, apo pasurim. Qe problemi te arrije deri ne skandal eshte fakti se dikush nga meditjet ka ‘kursyer’ sa paga vjetore e nje mjeku”, deklaron Rexhepi.
Ai konsideron se Qeveria e ardhshme duhet te mirret me kete problem – te heq meditjet per pjesemarrje ne mbledhjet e trupave te Kuvendit te Kosoves ( per deputetet mjafton paga), kurse per udhetime jashte vendit meditja te nivelizohet me shpenzimet ditore ne shtetin perkates.
“Parate e mbetura nga keto udhetime duhet te kthehen ne konto te buxhetit”, ka shkruar Rexhepi në facebook. /Gazeta Shneta/