Megjithëse nuk ekziston një pozitë që determinon përfitimet më të larta shëndetësore të lindjes, ka disa pozicione që ndihmojnë me lehtësimin e dhimbjeve.
Studimet kanë treguar se gratë të cilat kanë ecur dhe qëndruar gjatë periudhës së hershme e kanë reduktuar kohën e lindjes për një orë, transmeton Beba-Ks.
Nganjëherë, gjendja mjekësore do të ju tregojë se çfarë është më e mira për ju dhe foshnjën tuaj.
Nëse keni komplikime të cilat kërkojnë monitorim të vazhdueshëm dhe ju duhet të qëndroni domosdoshmërisht në krevat me gjendjen tuaj tek përcillet në monitor, aftësia juaj për të lëvizur do të kufizohet dukshëm. Nganjëherë, ritmi i zemrës së foshnjës tuaj do të ju tregojë se ajo preferon që të qëndrojë në njërën pozitë apo në tjetrën.