Mot kryesisht i vranët dhe me shi është parashikuar për sot. Vende-vende reshjet do të jenë më intenzive. Në mbrëmje, në vise malore mbi 1000m, priten edhe reshje bore.
Temperaturat e ajrit, gradualisht do të zbresin nën vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të zbresin nga 5C deri në -4C, e maksimalet nga 10C deri në 0C, njofton PrishtinaWeather, transmeton Gazeta Shneta.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi dhe verilindja 2-12m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet rreth vlerave normale, por që kryesisht do të mbetet nën këto vlera.
Depërtimi i fushave ciklonike mbi rajon, do të sjellin qarkullim të mjaftueshëm ajror, dhe gjatë këtyre ditëve vlerat e AQI do të luhaten kryesisht brenda vlerave të mira dhe mesatare. /Gazeta Shneta/