Të moshuarit kanë një prevalencë të lartë të humbjes së dëgjimit, e cila rritet me moshën, duke arritur në 96.2 për qind për ata të moshës 90 vjeç e sipër, sipas një studimi të publikuar në internet në “JAMA Network Open”.
Dr. Nicholas S. Reed, nga Johns Hopkins Bloomberg në Baltimore dhe kolegët vlerësuan prevalencën e humbjes së dëgjimit dhe përdorimin e aparatit të dëgjimit sipas moshës dhe ndryshimeve demografike në një kampion të të të moshuarve 71 vjeç e sipër nga Studimi Kombëtar i Shëndetit për Plakjen dhe Trendet 2021.
Studiuesit zbuluan se rreth 65.3 përqind e personave të moshës 71 vjeç e sipër kishin të paktën një shkallë të humbjes së dëgjimit (të lehtë, të moderuar dhe të rëndë për 37.0, 24.1 dhe 4.2 përqind, respektivisht).
Meshkuj me të ardhura më të ulëta dhe me arsim më të ulët kishin një prevalencë më të lartë dhe prevalenca gjithashtu u rrit me moshën, me humbje dëgjimi në 96.2 përqind të të rriturve të moshës 90 vjeç e sipër.
“Këto vlerësime të forta nga një studim kombëtar mbi mostrat e të moshuarve janë më të larta se vlerësimet e mëparshme dhe ofrojnë metrika të përditësuara për planifikimin e burimeve në lidhje me iniciativat e vazhdueshme dhe të ardhshme të politikave të dëgjimit” shkruajnë autorët. /Gazeta Shneta/