Ai quhet “side bed” dhe është një pajisje që mundëson një fjetje të përbashkët midis prindërve dhe fëmijës edhe pse të gjithë do të jenë në krevatin e tyre.
Për çfarë bëhet fjalë?
Ai është një krevat bebesh i cili i jep mundësinë fëmijës të flejë krah prindërve ndërkohë që ata flenë në mënyrë të qetë dhe të sigurt në krevatin e tyre. Kjo mënyrë është zbuluar kohët e fundit nga profesionistët e sektorit përkatës dhe sjell shumë benefite për familjen.
Cilat janë këto benefite?
Të gjithë e dimë se fjetja me prindërit sjell shumë përparësi në zhvillimin e fëmijës, por njëkohësisht është edhe tepër e rrezikshme kjo për shkak të SIDS.
Duke qenë kështu, pra duke analizuar të dyja anët e medaljes, profesionistët kanë vënë në dispozicion të prindërve pikërisht krevatin bashkues. Ai është një krevat i vogël fëmijësh që nuk ka mbrojtëse anësore në një krah, pra që i bashkohet lehtësisht krevatit të nënës dhe babait.
Po në rast se nuk kemi mundësi ta blejmë?
Është shumë e thjeshtë! Shndërroni krevatin aktual të fëmijës në një të tillë. Këtë mund ta bëni duke ja hequr pjesën ballore të tij, dhe për këtë arsye duhet të kujdeseni që në momentin e blerjes së tij të siguroheni që të jetë i tillë.
Duke qenë kështu fëmija do të qajë më pak, pasi do të ndiejë nënën pranë, do të kenë mundësi të rregullojnë më mirë temperaturën e tyre trupore, si edhe rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja do të jenë më të rregullta duke qenë se ai do të qajë më pak dhe do të ndihet më i qetë dhe i lumtur.