Gjatë shtatzanisë shumë nëna shtatzëna kanë dhimbje të kërthizës gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë. Kërthiza është pika e lidhjes me placentën dhe mitrën.
Dhimbjet e kërthizës janë të padëmshme dhe zhduken kur foshnja lind.
Shkaqet e dhimbjeve të kërthizës
Shkaqet e mundshme të dhimbjes së kërthizës gjatë shtatzanisë:
Presioni urinar
Shtimi i peshës
Si mund ta qetësojmë dhimbjen e kërthizës në kushtet e shtëpisë:
Aloe vera mund të ndihmojë në lehtësimin e lëkurës së lënduar.
Merrni një napë të ngrohtë ose të ftohtë dhe vendoseni në zonën që ndjeni kruajtje.
Shmangni përdorimin direkt të akullit ose të diçkaje të nxehtë nëse nuk e keni mbështjellë më parë me një peshqir. Kjo gjë mund të shkaktojë djegie ose mund të rrisë ndjeshmërinë e kërthizës.
Nëse dhimbja nuk është për shkak të kërthizës, masazhet mund tu ndihmojnë në lehtësimin e kësaj dhimbje.
Kur të shkoni tek mjeku:
Nëse lëkura është e kuqe, e plasaritur ose nëse dhimbja është e rëndë.
Shumica e shkaqeve që mund të keni nga dhimbja e kërthizës nuk të çojnë me patjetër në komplikime./pernenat