Profesoresha e asocuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Hatixhe Latifi-Pupovci e ka konfirmuar shkrimin e Gazetës Shneta se revistat boshnjake janë mashtruese
Latifi-Pupovci thotë se dy revistat “Materia socio-medica” dhe “Acta Informatica Medica”, të cilat menaxhohen nga e njëjta shtëpi botuese sikurse ajo “Medical Archives”, janë të rreme.
“Është fakt se në vitin 2014 unë kam derguar një punim, pa ndonjë vlerë, në një revistë tjetër të kësaj shtëpie botuese, “Medical Archives”, i cili është pranuar brenda javës. Pastaj, e kam denoncuar publikisht këtë revistë dhe botuesin e saj, Izet Mashiq, duke hequr dorë nga punimi qe kisha perdorur mu me qellim “thumbimi” dhe vertetimi te dyshimit tim”, ka shkruar Latifi-Pupovci në Facebook.
Latifi-Pupovci e ka përgëzuar Dr. Taulant Muka i cili ka hulumtuar mbi publikimet e profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, në revistat e rreme.
“Prandaj, Taulant Muka paska vërtetuar atë qe pata bërë unë para kater vitesh, verifikimin se revistat e publikuesit Avicena Publisher, jane revista mashtruese, gje te cilen e kishte bere edhe hulumtuesi me i madh i revistave mashtruese, Jeffrey Beall. Per “operacioni thumbues” (“sting operation”) qe kisha bere une me revisten Medical Archives, para disa viteve pati shkruar edhe Jeffrey Beall ne blogun e tij dhe poashtu edhe Retraction Ëatch dhe une ketu po ju sjell shkrimin e gjere”, ka shkruar ajo tutje.
Muka në zbulimet e tij për këto revista, konteston edhe atë me bazë në Maqedoni “Macedonian Journal of Medical Sciences”. Në këtë revistë Latifi-Pupovci ka vetëm një punim të publikuar. Ajo thotë se kjo revistë ka faktor impakti sipas CiteScore. E sipas kësaj që thotë profesoresha, kjo revistë ka faktor impakti vetëm 0.16. /Gazeta Shneta/