Punëtorët e kujdesit shëndetësor po e vënë veten në rrezik gjatë pandemisë edhe nëse nuk punojnë direkt me pacientë me koronavirus, zbuloi një letër hulumtuese e botuar në ‘New England Journal of Medicine’.
Studiuesit nga Spitali i Unionit Universitar Mjekësor Fujian në Kinë, shqyrtuan të dhënat e pacientëve në atë vend dhe zbuluan se 3,387 nga 77.262 pacientë me Covid-19 – 4.4% – ishin punëtorë të kujdesit shëndetësor shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Studiuesit besojnë se punonjësit e kujdesit shëndetësor që u sëmurën ose që vdiqën mund të jenë infektuar në fazat e hershme të epidemisë kur nuk kishin pajisje të mjaftueshme.
Në SHBA: Deri më tani, më shumë se 9,200 punëtorë të kujdesit shëndetësor janë infektuar me Covid-19, sipas një raporti të hershëm nga Qendrat e SHBA’së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve./GazetaShneta/