Punëtorët teknikë të Qendrës Mjekësore Familjare (QMF) në Prishtinë dhe ata të 9 shkollave, me datë 21 nëntor 2023, nga ora 10 deri në 11, kanë planifikuar një protestë para Komunës së Prishtinës.
Kërkesa kryesore e tyre është rritja e pagës, shkruan Gazeta Shneta
Nëse kjo protestë nuk sjell rezultate të pranueshme, kryetarët e shoqatave kanë njoftuar se ata do të caktojnë datën për hyrjen në grevë. Punëtorët shprehin nevojën për një rritje të pagave, duke theksuar përpjekjet dhe kontributin e tyre në sektorin teknik dhe arsimor.
Kjo u bë e ditur nga kryetari e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.
Njoftimi i plotë:
/Gazeta Shneta/