Qendra Integruese Rehabilituese e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Komunën e Shtimës ka shpallur tenderë për rregullimin e oborrit të kësaj qendre.
Tenderi ka vlerën 46 mijë euro dhe është shpallur nga Spitali Regjional në Ferizaj.
Hapja e kontratës është bërë publike në platformës online e-prokurimi më 21 korrik dhe më 11 gusht 2022 pritet të nënshkruhet kontrata nga Operatori Ekonomik i cili i plotëson kriteret e kërkuara.
Sipas kontratës së publikuara tenderi ka vlerën e sigurisë 2000 euro.
Në informacionet shtesë të kontratës thuhet se të gjithë Operatorët Ekonomik të cilët janë në garë për të fituar projektin janë të obliguar të vizitojnë oborrin e Qendrës Rehabilituese për të parë për së afërmi punimet në oborr. Operatorët Ekonomik do të mund të vizitojnë oborrin e qendrës më 5 gusht në ora 10:00.
Duke klikuar KËTU mund të njoftoheni për detajet e konkursit. /Gazeta Shneta/