Qiproja ka rifutur përdorimin e detyrueshëm të maskave të fytyrës në ambiente të mbyllura për të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç, pasi rastet e koronavirusit u rriten, njoftoi të mërkurën Ministria e Shëndetësisë.
Vendimi i cili hyn në fuqi të premten, u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë Michalis Hadjipantela pas një takimi të kabinetit, shkruan burimi MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Ky rikthim ka pasuar një rritje të re të infeksioneve COVID-19 në javët e fundit, që regjistroi 19,503 raste pozitive nga 25 qershori deri më 5 korrik.
Vendimi përfaqëson një kthesë për autoritetet, të cilat kishin hequr mandatin e mëparshëm të maskës së fytyrës më 1 qershor.
Ministri Hadjipantela, përmendi një rritje të rasteve spitalore të lidhura me COVID dhe tha se njerëzit e infektuar që qarkullonin lirshëm pa maska ishte një faktor kontribues.
Sipas raportit epidemiologjik të javës së kaluar të ministrisë së shëndetësisë, tre persona vdiqën nga COVID-19 dhe 75 pacientë u shtruan në spital, katër në gjendje të rëndë.
Më 28 qershor, maskat e fytyrës u rifutën tek rastet kur dëshirojmë të vizitojmë farmacitë, laboratorët klinikë dhe vendet e testimit të qeverisë për COVID.
Maska e fytyrës duhet të përdoret gjithashtu kur vizitoni spitale, shtëpi pleqsh dhe kur merrni transport publik.
Shumë shkencëtarë i nxitën autoritetet të rivendosin maskën pas rritjes së fundit të rasteve me COVID dhe shtrimeve në spital, që i atribuohet prevalencës së nënvarianteve shumë infektive të Omicron BA4 dhe BA5.
Infeksionet me koronavirus në Republikën e Qipros që nga fillimi i pandemisë në mars 2020 kanë arritur në 515,596 dhe 1,075 vdekje, nga një popullsi prej rreth 900,000 banorë. /Gazeta Shneta/