Shtatë raste të reja me coronavirus janë regjistruar në nivel vendi gjatë 24 orëve të fundit nga 349 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë nuk raportohet për ndonjë të vdekur përderisa thuhet se 13 qytetarë të tjerë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2.
Aktualish në nivel vendi janë 428 raste aktive me COVID-19.
Sa i përketë vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit MSh njofton se janë dhënë 62 doza të vaksinës anti-COVID.
Për më tepër se një vit, që nga fillimi i vaksinimit në nivel vendi, janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave kundër coronavirusit.
Në anën tjetër mbi 821 mijë qytetarë janë vaksinuar me dz doza të vaksinave anti-COVID ndërsa mbi 100 mijë me dozën e tretë dhe përforcuese./Gazeta Shneta/