Në Spitalin “Sirona” të premten ka rezultuar një rast pozitiv, pas të cilit u konfirmuan edhe 6 persona të tjerë.
Drejtori i Spitalit “Sirona” prof. Shefqet Lulaj, ka deklaruar se të premten ka shfaqur ankesa një punëtore jomjekësore në spital dhe e njëjta ka rezultuar pozitive në testin për Covid-19.
Lulaj ka treguar se më pas kanë rezultuar pozitiv edhe tre anëtarë të familjes së saj, si dhe tre infermiere ku një prej tyre ende nuk e ka rezultatin e sigurt dhe të njëjtës do t’i përsëritet testi.
Lulaj ka thënë për T7 se do të testohen të gjithë pacientët që kanë marr shërbime në 2 javët e fundit. /Gazeta Shneta/